Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpreh i shqetësuar lidhur me situatën kriminale në qytetin e Elbasanit të cilën e quajti "jo pozitive".
Në një prononcim për median menjëherë pas takimit me drejtuesit e policisë atje Xhafaj tha se policia ka instaluar ekspertët më të mirë që po merren me hetimin e grupeve kriminale. Duke përmendur emra konkretë Xhafaj tha: Ata që i quani ju , Capja a Celaj nuk mund të simbolizojnë këtë komunitet njerëzish me vlera si Elbasani. Ata dhe të tjerë që janë përfshirë në vepra kriminale të jeni të sigurtë që do të marrin ndëshkimin e merituar
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/xhafaj-takon-drejtuesit-e-policise-se-elbasanit-goditja-e-paligjshmerise-prioritet-i-2018