Reforma në administratën publike do të mbetet prioriteti dhe angazhimi kryesor i qeverisë ?Rama 2? edhe gjatë vitit 2018. Shqiptarja.com zbardh planin e qeverisë, me 8 pika kyçe, për administratën publike, për vitin që vjen. Plani ka marrë konfirmimin e Kuvendit, ndërsa do të zbatohet nga Departamenti i Administratës Publike, që ditët e para të janarit deri në fund të vitit 2018. Pas 790 njerëzve të drejtësisë dhe uniformave blu, Vetingut do t?i nënshtrohet edhe e gjithë administrata publike.
Rreth 85 mijë punonjës të administratës do të testohen për integritetin dhe ndershmërinë, në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Fillimisht, parashikohet që Vetingut për integritetin do t?i nënshtrohen të gjithë kandidatët që aplikojnë për t?u punësuar në administratë. Më pas, testin e ndershmërisë do të duhet që ta kalojë stafi i ambasadave. Procesi do të përfshijë më tej të gjithë drejtorët e administratës. Në vijim, Vetingu do të shtrihet tek të gjithë punonjësit e administratës.