Vallëzim, batuta dhe humor na shoqëruan në mbrëmjen e sotme të spektaklit "Dance With Me". Si çdo vit edhe në këtë finale një nga çiftet pjesëmarrëse është shpallur fitues.
Alketa Vejsiu ka ftuar në studio fituesit e vitit të kaluar, Renato Mekollin dhe Laura Nezhën për tu dorëzuar kupën çiftit më të mirë.
Mes pesë çifteve ata që triumfuan dhe morën kupën ishin Xhensila dhe Trimi.
Sikurse tha dhe Alketa, kjo kupë shkoi për Shqipërinë dhe Kosovën