http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Besimtaret e krishtere festojnë një prej ngjarjeve më të rëndësishme për ta, ditën e lindjes së Krishtit.
Ne mesnate ne katedralen e Shën Palit ne kryeqytet, besimtaret katolike morën pjesë ne meshën tradicionale.
Në mesazhin e tij Imzot Xhorxh Frendo vuri theksin te dashuria për njëri-tjetrin dhe familjen.
Besimtare katolike kanë uruar krishtlindjen dhe janë lutur për më shumë mbarësi dhe dashuri.
Ndërkohë besimtaret ortodokse u mblodhën ne katedrale mëngjesin e kësaj të hëne, për të përkujtuar lindjen e Jezusit.
Mesha u drejtua nga kryepeshkopi Anastas Janullatos, tashme me shtetësi shqiptare. Ketë fakt e vuri ne dukje vete kleriku i larte duke falenderuar presidentin.
?Shpreha gazimin tim për këtë akt. Falenderimet e mia për Presidentin, shtova që qysh nga çasti që u bëra kryepeshkop dhe erdha në Shqipëri ndihem si një nga qytetarët që ka përgjegjësi për këtë vend. Ky vendim që mori presidenti gëzon mijëra ortodoksë në mbarë vendin që presin të marrin prej shumë vitesh që të marrin këtë lajm. Përfundoj fjalën time duke thënë se disa gjëra, siç është vera kur shkon koha, ato përfitojnë vlerë më të madhe. Përvoja ime prej 25 vitesh, presidenti i përshkruan me mirësjellje brenda letrës, i shton rëndësi këtij vendimi që ka marrë.?
Pas meshave përkatëse, të gjithë besimtarët e krishtere festojnë me familjen dhe të afërmit e tjerë.