Ora News - Aksioni i opozitës, Mediu: Çdo instrument për të sjellë vendin në binarët kushtetues

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, mbështet çdo instrument përfshirë protesta apo bojkotin kundër qeverisë, por thotë se krahas këtyre opozita duhet të ndërgjegjësojë qytetarët dhe ndërkombëtarët për situatën e vështirë që po kalon. Mediu tha se opozita duhet të zhdërvjelltësojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

Aleati i Partisë Demokratike, kreu i republikanëve Fatmir Mediu, thotë se opozita duhet të përdorë çdo instrument për të rikthyer vendin në binarët e Kushtetutës.

Krahas instrumentave si bojkoti apo protestat, sipas kreut të republikanëve, opozita ka për detyrë të ndërgjegjësojë opinionin publik shqiptar por dhe ndërkombëtar për situatën e vështirë që sipas tij po kalon vendi.

Mediu: Çdo gjë që do ta sillte Shqipërinë në binarët kushtetues padiskutim që është e vlefshme. Në kuadrin opozitar mendoj që çdo vendim që duhet të marrim duhet të mendojmë se cili është hapi tjetër. Ajo që është më e rëndësishme për opozitën është ndërgjegjësimi i opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar për situatën në Shqipëri dhe kjo kërkon jo vetëm protestë, por një dialog, një dëgjim reciprok me qytetarët në çdo skaj të Shqipërisë.
Mediu kërkon gjithashtu një bashkëpunim intensiv me faktorin ndërkombëtar, duke theksuar se nuk mund të mjaftohet vetëm më denoncimin e zhvillimeve tek ata.

Mediu: Është e rëndësishme që ne të ndërtojmë një element bashkëpunimi dhe jo reagimi dhe reflektimi pasi ndodhin ngjarjet. Në këtë kuadër, mendoj se ne duhet të bëjmë të gjitha lëvizjet për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/aksioni-i-opozites-mediu-cdo-instrument-te-sjelle-vendin-ne-binaret-kushtetues

Share This Video


Download

  
Report form