Report TV - Krim në familje, djali vret babain 74-vjeçar, trupin e hedh në liqenin e Farkës

Report TV 2018-05-10

Views 0

TIRANE - Një krim i rëndë në familje ka tronditur këtë të diel kryeqytetin. Një djalë ka vrarë të atin dhe i ka hedhur trupin në liqenin e Farkës. Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë, ku autor i krimit rezulton 28-vjeçari Selman Alija, banues në Shkozë. Nga hetimet policore bëhet e ditur se krimi ka ndodhur në oborrin e banesës, pas një konflikti për motive të dobëta, ku i riu ka goditur me çekiç në kokë të atin 74-vjeçar, duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas këtij veprimi, 28-vjeçari ka ngarkuar trupin e pajetë të të atit në makinë dhe e ka hedhur në liqenin e Farkës. Ndërsa, pas kërkimeve policia ka gjetur kufomën dhe e ka dërguar pranë ambienteve të Insitutit të Mjeksisë Ligjore, për kryerje të veprimeve të mëtejshme. Ora 11:00 Report Tv në banesën e familjes Aliaj, gjendje e mjerueshme ekonomike
Report Tv ka shkuar në banesën e familjes Aliaj, e cila u përball me një krim të tmerrshëm, ku djali i familjes vrau me çekiç në kokë të atin. Gazetari i Report Tv solli të reja mbi ngjarjen e rëndë, ku tha se familja Aliaj ka hapur dyert e mortit, ndërsa pjesëtarët e familjes po kalojnë momente tepër të vështira dhe nuk pranojnë të japin detaje.

Sipas gazetarit të Report Tv, familja Aliaj kishte nxjerrë prej kohësh banesën në shitje për shkak të gjendjes ekonomike, në të cilën ndodhej. Ndërsa, fqinjët e kësaj familjeje kanë deklaruar se autori i krimit, 28-vjeçari Selman Aliaj, ishte me probleme mendore dhe shpeshherë kishte pasur probleme.

Share This Video


Download

  
Report form