1 në 2 gra preken nga dhuna ne familje

RTV KLAN 2018-05-10

Views 4

Dhuna në familje ka pësuar rritje nga viti në vit. Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, një në dy gra në vendin tonë është prekur nga ky fenomen.

Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, në Shqipëri dhuna psikologjike dhe ajo fizike e seksuale është më e lartë, duke lënë pas edhe Italinë dhe Greqinë

Sipas raportit të UNDP rreth 23 % e grave shqiptare kanë përjetuar gjatë jetës së tyre dhunë të lehtë fizike, ndërsa 19 % prej tyre dhunë fizike me plagosje të rëndë, më pas vijnë ato raste ku është përdorur edhe armë ndaj grave, ku me i fundit është ai i gjyqtares Fildes Hafizi, e vrarë në makinë nga bashkëshorti i saj.

Ky fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare, evidentohet më së shumti tek burrat me arsim të mesëm ose të ulët, si dhe ata që konsumojnë alkool. Megjithatë, shqiptarët janë të prirur ta konsiderojnë dhunën në familje si një çështje private, familjare. Në të shumtën e rasteve ajo nuk diskutohet dhe viktimat e vuajnë në heshtje. Vetëm gjatë këtij viti janë denoncuar 4 mijë raste të dhunës në familje, në 8 raste gratë janë vrarë nga bashkëshortët e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form