Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita thotë se qytetarët e Tiranës do të duhet të paguajnë më shumë taksa për vitin e ardhshëm. Këshilltarit demokratik, Akil Kraja tha se çdo familje do të duhet të paguaj të paktën 75 mijë lekë në muaj.
Deklarata e plotë e Krajës: Nuk është hera e parë që Veliaj rrit taksat. Që kur Erion Veliaj, mori drejtimin e kryeqytetit, rritja e taksave është politikë konstante e tij.
Në fund të vitit 2016, të ardhurat e mbledhura nga taksat e tarifat arritën një rekord të panjohur më parë - 55 milion euro në vit.
Por ky nuk është fundi i rekordit të Erion Veliajt.
Ne buxhetin e vitit të ri 2018, i kaluar me vota të blera dhe të paligjshme, Erion Veliaj kerkon te dyfishoje te ardhurat nga taksat.
Nga 55 milionë euro, tani, qytetarët dhe bizneset duhet të nxjerrin nga xhepat 100 milionë euro.
Le të bëjmë një llogari të thjeshtë për faturën mujorë 75 mijë lekë në muaj që një familje i paguan Bashkisë së Tiranës.
Uji i pijshëm është rritur me 50 %. Nga rreth 10.000 lekë tani do të paguhet 15.000 lekë/muaj;
Tarifa e shërbimit është rritur 100 %, nga 1.000 lekë do të bëhet 2.000 lekë
Në faturën e UKT-së shtohet dhe Taksa e re e ndërtesës, e cila është rritur 10 fish, nga 1000 lekë/muaj, do të paguajmë, minimalisht, 10.000 lekë në muaj
Tarifa e pastrimit është 4.200 lekë
Taksa e arsimit është një taksë e re e shtuar me buxhetin e këtij viti, 1500 lekë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-taksat-qe-rriten-ne-tirane-vitin-201