Anëtarët e djathtë të Keshillit të Bashkisë së Tiranës kanë dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me Buxhetin e Tiranës që u miratua ditën e djeshme pa praninë e tyre.
Kreu i Këshilltarëve të Djathtë, Kreshnik Çollaku është shprehur se "buxheti është paraqitur në mungesë të një pakete fiskale dhe mbledhja e këshiullit bashkiak ditën e djeshme ishte një teatë, prandaj dhe u detyruam të lëmë sallën".
"Dokumenti i prodhuar nga administrata e bashkisë kishte mungesa ligjore. Dhe duke u nisur për të bërë një debat serioz, gjetëm një sallë të manipuluar dhe individë që ishin ulur në karrige, por pa sjell asgjë për qytetarët. E lamë sallën, por jemi të ndërgjegjshëm karshi atyre që na kanë votuar. Shfaqja e Veliajt para një trupe këshilltarësh, që mund të ishin miqtë e tij, ishte një shfaqje. Aktualisht Tirana është pa buxhet?, u shpreh Çollaku.