Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për rolin e opozitës pas zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme me votat e mazhorancës.
I ftuar në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Basha ka replikuar me gazetarin Çim Peka. Ky i fundit ka kritikuar kryedemokratin përse nuk u përgjigjet ambasadorëve Lu-Vlahutin, si dhe ka hedhur dyshime se opozita është ?e kapur? dhe po bashkëqeveris me Kryeministrin Edi Rama.
Në këtë aspekt, Lulzim Basha është përgjigjur duke thënë se ka kontakte të drejtpërdrejta me ambasadorët dhe atyre u parashtron të gjitha problematikat, por këtë gjë nuk e bën publikisht.