Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka dënuar me votë vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.
Rezoluta e propozuar nga një sërë vendesh kundër qëndrimit të SHBA, mori 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime. Shqipëria sikundër kishte paralajëmruar, votoi pro rezolutës.
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley përsëriti vendosmërinë e SHBA për të zhvendosur ambasadën e vendit të saj në Jeruzalem. Ajo i bëri komentet në seancën urgjente të Asamblesë së Përgjithshme, e cila shqyrtoi rezolutën në fjalë.
Në fjalimin që mbajti në seancën e sotme, Ambasadorja Haley tha se Shtetet e Bashkuara janë kontribuesja më e madhe e Kombeve të Bashkuara, shumë më e madhe se vendet e tjera dhe se kjo duhet të respektohet nga të tjerët.
?Ne do t?jua themi ndershmërisht: kur ne japim kontribute zemëgjera për Kombet e Bashkuara, ne kemi gjithashtu shpresën legjitime se dëshira jonë e mirë do të njihet dhe do të respektohet,? tha ajo.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/okb-vote-kunder-trump-izraelin-rezoluta-u-miratua-dhe-nga-shqiperia