Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj iu rikthye sërish temës së Emergjencave Civile.
Sipas Myftaraj ky institucion po përballet me një kaos jo vetëm për faktin se i ka kaluar Ministrisë së Mbrojtjes kur duhet të ishte në Ministrinë e Brendshme, por edhe për dublimin që i ka bërë Zyra Operacionale për Situatat, ZOS.
Myftaraj: Shqipëria sapo kaloi një periudhë përmbytjesh të cilat në fjalorin ndërkombëtar dhe atë të sotëm administrativ quhen emeregjenca civile. Vendet e BE dhe SHBA kanë shpenzuar shumë para që ne të krijojmë struktura shtetërore për përballimin e këtyre fatkeqësive që jo gjithmonë janë fatkeqësi natyrore, por janë shkaktuar nga puna e dëmshme e dorës njerëzore, shpesh e dorës së veshur me pushtet. Po kështu edhe të sjellin ndihma në këto raste siç ndodhi dhe këtë herë. Gjithashtu është edhe një pjesë e madhe e financimeve që përdoren nga buxheti i shtetit, taksat e të gjithë neve.
Emergjencat Civile në çdo vend të botës janë një sektor shumë i rëndësishëm, në Shqipëri është krijuar një kaos i qëllimshëm që u duk këtë herë dhe që do të duket me siguri dhe në ngjarjet e ardhshme të tilla nëse nuk do të merren masa për tu rregulluar ky kaos. Këtu tek ne për një temë flitet kur ndodh një ngjarje, kalon ngjarja harrohet tema dhe pritet të ndodhë përsëri ngjarja që të flitet për atë temë.
Personazhi kryesor që foli shumë në rastin e përmbytjeve të kaluara, përveç kryeministrit, ishte këshilltari i kryeministrit për mbrojtjen apo sigurinë, sepse në 2013 kur Rama e prezantoi e paraqiti si këshilltar për mbrojtjen, tani del dhe paraqitet si këshilltar për sigurinë.
Fatkeqësisht në faqen zyrtare të Kryeministrsië nuk ka paraqitje të këshilltarëve me CV e tyre, një nga gjërat e pakëta që paraardhësi i zotit Rama e ka pasur dhe nga ku duhet marrë shembull.Është fjala për zotin Sandër Lleshi.Ai është drejtues pa asnjë urdhër, pa asnjë vendim të Këshillit të Ministrave i Zyrës Operacionale për Situatat, ZOS.
Sipas VKM numër 165 dt 2 dhjetor 2015, ZOS është strukturë pranë Kryeministrisë për mbledhjen e informacionit për Emergjencat Civile dhe krizat, detyra kryesore e ZOS është hartimi i raporteve analitike periodike për kryeministrin, Këshillin e Ministrave dhe mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm mes Kryeministrisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Emergjencave Civile. Këtu nuk përmendet fare Ministria e Mbrojtjes në detyrat që ka ZOS.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-keshilltari-i-kryeministror-i-kaosit-me-emergjencat-civile