Si rrallë herë buxheti i Bashkisë së Tiranës është miratuar jo në një seancë maratonë me diskutime dhe debate, por brenda 3 orësh. Këshilltarët e djathtë nuk morën pjesë në mbledhje, në fund të së cilës buxheti mori votat e 26 këshilltarëve socialistë, 2 të PDIU-së dhe 4 anëtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në nisje të mbledhjes, opozita pretendoi se buxheti po diskutohej pa kurimin e nevojshëm, çka solli edhe reagimin e Kryebashkiakut. Teksa renditi prioritetet e buxhetit Veliaj tha se pjesa më e madhe e tij do të shkojë për investime.
Kryebashkiaku paralajmëroi të gjithë tregtarët në rrugën "Qemal Stafa" se me fillimin e vitit të ri nuk do të lejohen të tregtojnë më aty, ndaj dhe kërkoi prej tyre të marrin masa për t'u larguar. Gjithashtu përgjatë vitit 2018, Bashkia do të hapë edhe konkursin për krijimin e qendrave policentrite të Kombinatit, Laprakës dhe Kinostudios.