Tregu i shpendëve do hapet të premte më orën 8:30 në Baldushk. Drejtori i Përgjithshëm i Koordinimit të Njësive Bashkiake, Erind Bejko tregon për Report Tv se ky treg do të përfshijë rreth 200 tregtarë të zonës.
?Ne jemi në përgatitjet e fundit të hapjes për herë të tretë të tregut të shpendëve për festat e fundvitit në Baldushk. Kemi një eksperiencë fantastike nga vjet, ku arritën që brënda këtij tregu të tregtoheshin dhe të shiteshin 28 mijë gjela deti, specifikisht nga zona e Baldushkut që e ka traditë. Këtë vit kemi afro 200 tregtarë të cilët po bëhen gati për gjithë tendat e tyre në treg. Ne ditën e premte në orën 8:30 së bashku me kryetarin e bashkisë do shkojmë dhe do të jemi pjesë e hapjes së tregut?, tregon Drejtori i Përgjithshëm i Koordinimit të Njësive Bashkiake, Erind Bejko.