Ambasadori i SHBA, DOnald Lu, ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme, ku do të zhvillojë një takim me Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku. Ambasadori Lu u prit në dyert e Kryeprokurorisë nga Arta Marku, me të cilën pritet do të zhvillojë takimin e parë pas zgjedhjes së saj Kryeprokurore.
Burime për Report Tv konfirmuan takimin mes Markut dhe Lu, i cili vjen vetëm një ditë pasi ky i fundit takoi kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Krerët e opozitës zhvilluan një protestë të dhunshme ditën e hënë, kundër zgjedhjes së kryeprokurores së re.
Takimi mes Lu dhe Markut pritet të zgjasë 30 minuta, ndërsa më pas Kryeprokurorja e Përkohshme do të prezantohet te vartësit e saj në Prokurori. Ajo ka thirrur në takim një ditë më parë të gjithë prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme.