Ora News - Aksioni i ujit, Kryeministri urdhëron të gjitha institucionet të paguajnë

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria Rama ll duket se do të ndjekë të njëjtën rrugë për mbledhjen e detyrimeve të prapambetura të Ujësjellësave. Me anë të një urdhri që mban firmën e Kryeministrit kërkohet që të ngrihen grupe pune të cilat do të verifikojnë detyrimet e institucioneve buxhetore dhe më pas edhe të punonjësve të administratës. Në urdhër thuhet se të gjitha ato institucione që rezultojnë me detyrime apo pa kontrata duhet të nisin menjëherë procedurat për të likujduar borxhet dhe kanë afat 30 ditë. Në urdhër kërkohet që një masë e tillë të merret edhe për punonjësit e administratës.

Të gjitha Ministritë apo institucionet e tjera buxhetore që nuk kanë kontratë, nuk paguajnë rregullisht apo kanë detyrime të prapambetura me shoqëritë e Ujësjellës-Kanalizimeve duhet të nisin shlyerjen e tyre brenda 30 ditëve.

Urdhri i nxjerrë nga kryeministri Edi Rama mban datën 13 të këtij muaji dhe kërkon që në rast të konstatimit të Ministrive apo institucioneve që nuk kanë kontratë të merret masë e menjëhershme e paisjes së tyre me kontratë si dhe të nisë diskutimi me shoqëritë e Ujësjellës-Kanalizimeve për të shlyer detyrimet e prapambetura.

Ky urdhër vjen në kuadër të aksionit të nisur nga qeveria për të rritur arkëtimet nga Ujësjellësat si dhe për të ulur humbjet në rrjet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksioni-i-ujit-kryeministri-urdheron-te-gjitha-institucionet-te-paguajne

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS