Ora News - Aksidentet, 20 persona humbën jetën vetëm gjatë nëntorit

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aksidentet fatale në rrugët e Shqipërisë shënuan rritje duke sjellë 20 viktima vetëm gjatë muajit nëntor të këtij viti.

Sipas INSTAT gjatë muajit nëntor u shënuan 177 aksidente duke pësuar një rritje me 16.4% krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas qyteteve, rekordin më të madh e mban Tirana e ndjekur nga Durrësi dhe Vlora.

Ndërkohë sipas gjinisë meshkujt kanë nivelin më të lartë përfshirjes në aksidente në krahasim me femrat edhe pse shpesh thuhet se drejtueset femra nuk janë të kujdesshme në timon.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në njëmbëdhjetë muajt e këtij viti aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit zënë 81,3 % të rasteve.

Shqetësues është fakti që aksidentet janë shënuar nga grup mosha 25 ? 35 vjeç.

Të dhënat tregojnë se në 11 muajt e këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka pasur 37 viktima më pak por ka pasur 73 persona të plagosur më shumë.

Sipas ekspertëve rritja e aksidenteve është e lidhur me trafikun e rënduar në rrugët e Shqipërisë ndërsa masat e mara nga qeveria e cila ka rritur nivelin e ndëshkueshmërisë për shkeljen e rregullave të qarkullimit duket se nuk kanë pasur shumë efekte.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aksidentet-20-persona-humben-jeten-vetem-gjate-nentorit

Share This Video


Download

  
Report form