Ora News- Mjekët fshehin dhunën ndaj grave

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Punonjësit e sistemit të shëndetësisë janë hallka më e dobët e sistemit të referimit të dhunës në familje, ku evidentimi dhe ndërhyrja në kohë mund të shmangë rastet fatale që kanë tronditur herë pas herë opinionin publik

Mirela Arqimandriti nga Aleanca Gjinore për zhvillim, thotë se mjekët nuk raportojnë rastet që evidentojnë, duke fshehur kështu ngjarje që mund të prodhojnë tragjedi.

Mirela Arqimandriti: ?Lënë për të dëshiruar mjekët, dentistët të cilët shohin raste flagrante të dhunës në familje dhe nuk i raportojnë.?

Forcimi dhe zbatimi i ligjit kundër dhunës në familje, shihet nga shoqatat që mbrojnë të drejtat e grave me rëndësi të veçantë për të parandaluar fenomenin, ku vlerësime shkojnë për punën e policisë

Mirela Arqimandriti: "Të vihet në fuqi sa më shpejt dhe të fillojë veprojë me të gjithë fuqinë e vet në mënyrë që të gjithë ata që kryejnë krim apo dhunë në famije të marrin dënimin.?

Deklaratat u bënë nga Elbasani ku Alenca Gjinore për zhvillim nisi zbatimin e një projekti pilot të financuar nga Bashkimi Europian kundër dhunës në Familje. Në Elbasan janë 60 gra që kanë denoncuar dhunën nga bashkëshortët, por numri i të dhunuarava pas dyerve të mbyllura të shtëpisë besohet se është shumë më i lartë


Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/mjeket-fshehin-dhunen-ndaj-grave

Share This Video


Download

  
Report form