http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Festave të fundvitit i janë gëzuar edhe fëmijët e qendrës sociale ne bulevardin zogu i pare. Kryetari bashkisë Erion Veliaj, i shoqëruar nga një grup studentësh shpërndanë dhurata për fëmijët në nevojë.
?Në Bashkinë e Tiranës mundohemi të bëjmë histori, jo histeri. Do të thotë që nuk ndihmohet askush duke i dhënë para në semafor, përkundrazi ndihmohen ata që shfrytëzojnë fëmijët, jo vetë fëmijët. Fëmijët që kanë dalë nga një situatë rruge dhe janë strehuar e trajtuar në qendrën tonë sociale, ku po mbarojnë semestrin e tyre të parë, kanë mësuar vjersha, këngë, si të shkruajnë dhe të lexojnë, si të thonë të lutem dhe faleminderit, besoj që kanë rifituar jetën e tyre. Për këdo që do realisht të ndihmojë fëmijët në situatë rruge le të bëjë atë që bëjnë punonjësit tanë socialë, t?i sjellë në qendrat sociale ku ushqehen, mbathen, ku kanë një edukator dhe një edukatore që u mëson të bëhen qytetarë të dobishëm?, u shpreh Veliaj.
Veliaj u ndal edhe tek projekti i bashkisë për të larguar fëmijët nga rruga, ku theksoi se tashmë edhe ata marrin edukimin e nevojshëm.
?Kur filluam këtë projekt përpara një viti, shumë prej fëmijëve jo vetëm që ishin të dhunuar dhe abuzuar në situatë rruge, por përkundrazi ishin kthyer në ?bankomat? për ata që i shfrytëzonin. Shikoni diferencën sot, si dita me natën, kanë mësuar vjersha, këngë, kanë mësuar të thonë të lutem, faleminderit, janë ushqyer dhe janë veshembathur nga Bashkia e Tiranës. Ky është modeli që duam të promovojmë dhe do t?i lusja të gjithëve, atyre që realisht duan të bëjnë diçka dhe jo vetëm të postojnë foto e të japin mend, kjo është mënyra e duhur se si mund të ndihmojmë qytetarët në nevojë?, deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku ftoi qytetaret e Tiranës që te tregohen më solidarë, duke dhuruar diçka apo edhe duke shërbyer për ata qe janë ne nevoje.