Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, iu ka bërë thirrje të gjithë institucioneve shqiptare të luftojnë korrupsionin. Ambasadori deklaroi se ndërkombëtarët krijojnë instrumente dhe se shqiptarët e kanë për detyrë t?i përdorin ato.
Ai tha se duhen trajnuar nëpunës kundër korrupsionit dhe se ata do të jenë të dobishëm vetëm nëse japin llogari para mbikëqyrësve.
?Ne punojmë me ju për të përgatitur instrumentet, instrumente të cilët nuk mund t?i aplikojmë, t?i përdorim, pavarësisht se sa besim kemi te rezultatet. E keni ju për detyrë që t?i miratoni dhe t?i përdorni këto instrumente nëse doni të arrini ndryshime.
Trajnimi i nëpunësve kundër korrupsionit do të jetë i dobishëm vetëm nëse ata janë përgjegjës dhe japin llogari para mbikëqyrësve të tyre.