Një makinë tip ?Nisan? është përplasur me murin ndarës të rrugës te Unaza e re afër Kodrës së Diellit.
Makina ka dalë jashtë kontrollit për shkak të shpejtësisë së madhe duke bërë disa salto për rreth 100 metra. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, makina ka pësuar dëmtime të rënda.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për ta zbardhur të plotë aksidentin.
Mësohet se të rinjtë janë dërguar për mjekim në spital.