Ora News - Nga janari, mjekët e spitaleve universitare do asistojnë në spitalet rajonale

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke filluar nga janari i 2018, mjekët e spitaleve universitare do të asistojnë në spitalet rajonale për të plotësuar aty nevojat me specialistë. Trauma do të mbulojë Gjirokastrën, Vlorën dhe Fierin ndërsa Senatoriumi do të asistojë në Shkodër, Lezhë dhe Kukës.

Spitali Universitar i Traumës do të ketë në patronazh spitalet e Gjirokastrës, Vlorës dhe Fierit, ku do të dërgojë mjekë specialistë sipas nevojave të spitaleve rajonale.

Ndërkohë që "Shefqet Ndroqi" do të asistojë spitalet e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit dhe QSUT spitalet e Elbasanit, Korçës, Beratit dhe Dibrës.

Kjo ndarje dhe plani i masave të Ministrisë së Shëndetësisë që do të zbatohet në janar të vitit 2018. Kjo do të thotë se mungesat e mjekëve specialistë në këto spitale do të plotësohen nga mjekët e institucioneve spitalore universitare dhe me një eksperiencë të gjatë përvoje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nga-janari-mjeket-e-spitaleve-universitare-do-asistojne-ne-spitalet-rajonale

Share This Video


Download

  
Report form