Gjiknuri kallzon ish-drejtuesin e ARRSH, 54 milion euro dëme në aksin aksi rrugor Elbasan-Tiranë

Report TV 2018-05-10

Views 0

Pak momente pasi ka marrë detyrën e re, prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku ka gjetur mbi tavolinë një kallëzim penal nga ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka kallëzuar penalisht ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika. Shkak për këtë kallëzim mësohet të jetë bërë aksi rrugor Elbasan-Tiranë.

Kjo dosje mund të konsiderohet si testi i parë për kryeprokuroren e re në një kohë kur paraardhësi i saj është akuzuar nga mazhoranca se gjatë 5 viteve të qëndrimit në detyrë, ka fjetur mbi dosjet e korrupsionit, sa të vjetra edhe të reja. Ndërkohë, kallëzimi i ministrit Gjiknuri vjen pas një auditi të kryer pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar është konstatuar një dëm prej 54 milionë dollarësh ndaj shtetit mbi zbatimin e kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Përveç, Dashamir Xhikës, Ministri Gjiknuri ka dërguar pranë Prokurorisë për Krime të Rënda kallëzimin penal edhe ndaj dy ish-Drejtorave të Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Aksel Qurduka dhe Albens Alite.

Share This Video


Download

  
Report form