Ora News - Mali i Zi arreston biznesmenin nga Shkodra, shikoni videon

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Njëmbëdhjetë persona kane rene ne prangat e Policise se Malit te Zi gjate operacionit te koduar " Trik" ose " Mashtrimi" operacion i cili ka nje vit qe ka nisur. Gjate kesaj periudhe kohore nje vjecare jane sekuestruar nje sasi prej 928 kg lende narkotike e llojit Kanabis Sativa, 1,7 kg droge e llojit heroine dhe 3 kg baze materiale per perzierjen e lendes narkotike heroine.

Ne prangat e policise malazeze ne Podgorice te sektorit anti-narkotike ka rene shtetasi Ndue Pepaj 27 vjec shtetas shqiptar dhe banues ne Malesi te Madhe pronar i nje lokali ne zonen e Bajzes.

Ai akuzohet nga prokuroria ne baze te hetimit se ka qene kreu i grupit kriminal te strukturuar te cilet nga Shqiperia kane trafikuar lenden narkotike ne Mal te Zi dhe e kane shperndare ate neper vende te ndryshme. 8 persona tjere jane arrestuar qe nga fillimi i ketij aksioni policor nje vit me pare.

Ndersa diten e diele dhe te hene ne Podgorice ne pranga kane rene Ndue Pepaj 27 vjec me shtetesi Shqiptare banues ne Malesi te Madhe dhe shtetasit Gjon Junçaj, Vasel Junçaj dhe Violeta Junça, te tre keta shqiptar nga Tuzi i Malit te Zi.

Ndersa jane kryer edhe kontrolle ne disa banesa ku dyshohet se jane perdorur ng ky grup kriminal si dhe jane sekuestruar tre automjete si dhe nje arme zjarri automatik e cila ka qene e groposur ne bahçen e nje shtepie ne lagjen Konik te Podgorices ndersa do i nenshtrohet akt ekspertizes pasi dyshohet se mund te jete perdorur ne kryerjen e vrasjeve ne Mal te Zi.

Ndaj shtetasit Ndue Pepaj prokuroria e Malit te Zi ka ngritur akuzen per krijim te grupit te strukturuar kriminal dhe trafikim nderkombetar te lendeve narkotike.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mali-i-zi-arreston-biznesmenin-nga-shkodra-shikoni-videon

Share This Video


Download

  
Report form