Policia e Vlorës ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga një 51-vjeçar. Ky i fundit u kap gjatë aksionit "Ndjekja", ku në makinë ju gjetën 77 kg kanabis.
Njoftimi i policisë:
Goditet një rast i prodhim shitjes së lëndëve narkotike në Vlorë! Finalizohet operacioni policor i koduar ''NDJEKJA''! Sekuestrohen 77 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa! Arrestohet në flagrancë autori! Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të një hetimi për goditjen e rasteve të prodhim shitjes se lëndëve narkotike si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e djeshme në lagjen ''11 Janari? në hyrje të autostradës Vlorë-Fier, kanë konstatuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.