Rriten me 45% transferimet e fitimeve

RTV KLAN 2018-05-10

Views 0

Fluksi i parave, që kompanitë të cilat operojnë në Shqipëri kanë transferuar jashtë, arriti në 221 milion euro për 9 muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, ky është niveli më i lartë në 7 vitet e fundit, që fitimi i gjeneruar në Shqipëri arrin në këto shifra.

Vetëm në periudhën Korrik?Shtator, fitimet e kompanive të huaja që janë riinvestuar apo tërhequr në vende të tjera ku ato kanë origjinën, arriti 44 milion euro, ndërsa krahasuar me një vit më parë tërheqja e fitimeve është 71 milion euro më shumë.

Në bilancin e të ardhurave në ekonominë shqiptare, Banka e Shqipërisë raporton se kapitali i thithur nga jashtë këtë 9-mujor ka rënë me 3%, ndërsa fitimet e dërguara jashtë vendit janë rritur me 45%. Pesha kryesore hyrëse e parave në ekonominë shqiptare vijon të dominohet me fitimet nga puna të cilat për 9 muaj arritën në 71 milion euro.

Transferimi i fitimeve jashtë bëhet nga korporatat e mëdha të cilat fitojnë para në Shqipëri, por të ardhurat që sigurohen këtu, nuk riinvestohen në vendin tonë. Niveli më i ulët i transferimeve të parave jashtë ishte në vitin 2013-të me vlerën 55 milion euro. Gjatë një dekade, firmat e huaja kanë transferuar jashtë 2 miliard euro.

Share This Video


Download

  
Report form