Një i ri shqiptar i cili jetonte në Angli është kthyer disa ditë më parë në Shqipëri për t?i prezantuar familjes të dashurën e tij. Siç raporton gazetari i ?Aldo Morning Show? familjarët e tij janë habitur kur i kanë parë pasi nuk e dinin se e dashura e tij ishte 20 vite më e madhe se ai.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri djali i ka treguar familjarëve se e dashura e tij 40-vjeçarja ishte shtatzënë. Sapo ka marë lajmin nënës së tij i ka rënë të fikët pasi mendonte se djali e donte vetëm për dokumentat.
?Një djalë është rikthyer nga emigracioni për t?i prezantuar familjes të dashurën e tij angleze. Mirpo familjarët nuk e dinin se gruaja ishte 20 vite më e madhe se djali. Për një moment ata e kanë pritur mirë sepse mendonin se ai e do vetëm për dokumentat, por pak kohë më vonë kanë marë vesh se ajo ishte shtatzënë.
Djali është 20 vjeç, ndërsa gruaja është 40. Ka qenë vetë djali ai që i ka dhënë lajmin familjarëve dhe gjatë kohës që i?u ka treguar nënës së tij i ka rënë të fikët?, tha gazetari.