Report TV - Dervishi: Përmbytje ka pasur dhe në regjimin e Enver Hoxhës

Report TV 2018-05-09

Views 1

Në një kohë që situata nga përmbytjet është ende aktuale dhe debateve nëse kjo situatë është e trashëguar apo është e re për vendin tonë. Por jo vetëm kaq, situata nisi të krahasohet edhe me të shkuarën, duke mbrojtur tezën se gjatë sistemit diktatorial nuk ndodhnin përmbytje të tilla.

Edhe ish-ministrja e Bujqësisë së asaj kohe Themie Thomai u shpreh se në atë kohë nuk kishte përmbytje për shkak se sistemi i kullimit funksiononte si dhe sistemi kullues e vadites mirëmbahej. Por në kundërpërgjigje, studiuesi Kastriot Dervishi publikon një dokument të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku paraqitet një situatë përmbytjeje në vitin 1986.

Sipas ish-Drejtorit të Arkivave, Dervishi komunikata ditore e Ministrisë së Punëve të Brendshme është plot me njoftime përmbytjesh dhe bëhet fjalë për vitin 1986, që është një periudhë kur janë kryer bonifikimet në të gjithë vendin. Njoftimi i publikuar është për Rrethin e Lezhës. Në njoftim, theksohet se dëmet e shkaktuara janë të mëdha madje deri tek dëmtimi i depove të ushtrisë. Ky dokument është nënshkruar nga ministri Hekuran Isai, i cili nuk ka lënë asnjë shënim se çfarë masash duheshin marrë, por vetëm ka konfrmuar leximin e tekstit të grupit operativ.

Share This Video


Download

  
Report form