Kampioni shqiptar i Kik Boks Ismail Keta duket se nuk e ka patur aspak të lehtë të nisë karrierën e tij në këtë sport. Gjatë emisionit ?Xing me Ermalin?, Keta tha se familja nuk e ka mbështetur fillimisht dhe kanë qenë kundërshtarët më të fortë, ndërkohë që shtoi se nëna e tij ende nuk i shikon ndeshjet e tyre edhe kur ata fitojnë.
?Në fillim familja nuk më ka mbështetur. Kundërshtarët kryesorë kanë qenë njerëzit më të afërt, ata kanë qenë edhe kundërshtarët më të fortë. Ne vijmë nga një e kaluar ku sporti I boksit nuk ishte I kultivuar. Njerëzit thonin çësht ky profesion që rrihesh me grushta. Mami im edhe kur ne fitojmë ndeshjet nuk i shikon sepse thotë nënë ka edhe ai?, tha Keta.