Jo vetem mode/ Gazmend Paja tregon si ndihej përkrah Elia Zaharias dhe të atit(16.12.17)

RTV KLAN 2018-05-09

Views 2

?Yjet e së ardhmes? është filmi më i ri shqiptar që bëri bashkë aktorë të madhej shqiptarë si: Luftar Paja, Reshat Arbana, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Karafil Shena, Ema Andrea, Elia Zaharia Zogu e Gazmend Paja.
Filmi duket se ka patur sukses të jashtëzakonshëm. Aktori Gazemend Paja në një intervistë të shkurtër për ?Jo vetëm modë? tha se të luante me të atin në të njëjtin film ka qenë e sikletshme për të pasi ai sipas tij është shumë kritik.
?Filmi e kishte dramën brenda. Unë dëgjova profesor Anangnosti i cili më tha mos iu ndaj filmit. Unë do të preferoja më shumë filmin se sa televizionin. Televizioni është ndërmarrje e fuqishme që të formon, të lumturon por edhe të konsumon.
Mund të jetë hera e 15 ose 16 që unë luaj me babain, kam shumë siklet kur luaj me të se bën shumë vërejtje. Ai ka ambicie shumë të madhe?.
Lidhur me kolegen e tij Elia Zaharia, Paja tha fjalët më të mira, ndërkohë që shtoi se të dy ishin mjaft komodë me njëri-tjetrin në rol.
?Me Elian ishte hera e parë që luaja në film. Elia është aktore fantastike dhe vajzë shumë e mirë dhe shpresoj ta vazhdojmë bashkëpunimin. Ne ishim shumë komodë me njëri-tjetrin. Unë e inkurajoj realitetin në kinemanë apo teatrin shqiptar dhe mund të shohim edhe skena të tjera të projektet në vazhdim?, tha Paja.

Share This Video


Download

  
Report form