Ora News - Vlorë, kamerat filmuan autorin që vuri bombën poshtë makinës, 7 merren në pyetje

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtatë persona po merren në pyetje lidhur me eksplozivin e gjetur pranë makinës së 30 vjeçarit Endrit Sadedini mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Ndërkohë autori që vuri rreth 500 gram eksploziv është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Ai i është afruar mjetit në këmbë dhe i pamaskuar dhe ka vendosur qesen me ekspoziv pranë këtij mjeti me targe AA 233 OX por cilësia e dobët po e bën të vështirë identifikimin

Burime nga grupi hetimor që ka marrë në dorë dosjen, bëjnë me dije se qesja e zezë, ku u konstatua lënda shpërthyese që u çaktivizua me shpërthim të kontrolluar rreth orë 23:30 ishte vendosur aty rreth orës 16:45 minuta.

Kater ore bomba

Por qesja e zezë e eksploziv artizanal dhe e lidhur me një celular si detonator u evidentua nga 30 vjecari Sadedini vetem në orën 18:55 minuta. Pra për afro dy orë banorët e zonës së Ujit të Ftohtë ku u regjistrua ngjarja kanë ecur pranë një bombe që mund të shpërthente në çdo moment

Alarmi rezultoi i vërtetë dhe zgjati për afro 4 orë, kohë gjatë së cilës policia kishte formuar një perimetër sigurie dhe mbajti larg banorët e zonës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlore-kamerat-filmuan-autorin-qe-vuri-bomben-poshte-makines-7-merren-ne-pyetje

Share This Video


Download

  
Report form