Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Xhezo Ajazaj dhe familja e tij që jetonin në Berlin u dëbuan nga Gjermania disa ditë para Krishtlindjeve .
Të hënën, familja kishte një takim me zyrën e imigracionit. Por, Ministri i Brendshëm nuk ka dashur të presin më gjatë dhe natën e të premtës,familja Ajazaj u kap nga policia për deportim ka raportuar ?Bild.de?.
Në 3 të mëngjesit, oficerët sulmuan apartamentin ku ata jetonin në Berlin-Lichtenrade. Familja e Xhezo Ajazaj 31vjeç, gruaja e tij Artjola 29 vjeç dhe fëmijët Klara 8 vjeç ,Lejman 4 vjeç dhe foshnja Carolina 6 muajshe u detyruan të merrnin gjërat e domosdoshme dhe pastaj u dërguan në aeroportin Schönefeld.
Komisioni i Vështirësisë kishte rekomanduar që familjes t'u jepej e drejta e banimit në Gjermani për tre vjet. Babai ishte një punëtor ndërtimi ,ndersa gruaja e tij po trajnohej për infermiere. E gjithë familja ishte e integruar mirë.
Pastori Reinhart Kraft i cili kishte diskutuar largimin me familjen, është indinjuar dhe ka shprehur: "Familja ishte e gatshme të largohej. Trajtimi si keqbërës ishte i pakuptimtë. Jam i tronditur. "
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/familja-shqiptare-debohet-nga-gjermania-ne-300-te-mengjesit