Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni i sotëm i BOOM në RTV Ora News kishte një të ftuar special. Politikani dhe deputeti, Nard Ndoka, i njohur për karizmën dhe humorin e tij i dha "ngjyra" emisionit, ku foli rreth aktualitetit politik por jo vetëm.
I gjithë emisioni u shoqërua me batuta mes zotit Ndoka dhe dy moderatoreve Fiori Dardha dhe Rozana Radi.
Lexoni më poshtë të zbardhur intervistën.
Fiori: Kryeprokurori si do të bëhet?
Nard Ndoka: Preferencë të veçantë personale nuk kam. Por të ishte një kryeprokuror që do ti bënte boom vërtet Prokurorisë do të ishte interesante.
Fiori: Nuk e kemi?
Ndoka: Nuk e di.
Rozi: Në faqen tuaj të fb keni vënë një status: Hajduti i vreshtit, që e kanë kapur me rrush në dorë, kërkon të caktojë rojën e vreshtit! Kush është hajduti dhe kush ka vreshtin?
Ndoka: Vreshti është pasuria kombëtare e të gjithëve, hajduti i vreshtit, gardiani është Kryeministri në aspektin institucional.
Rozi: Rrushi kush është?
Ndoka: Rrushi është Saimiri.
Rozi: Mbahesh për këtë stilin tënd të veshjes. Pse imiton Kryeministrin Rama?
Ndoka: Kryeministri ngjyrën e ka filluar nga poshtë, çorapet. Vetëm çorapeve u ndryshonte ngjyrat. Filloi avash-avash, herë u vesh, herë u zhvesh.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndoka-lu-ja-futi-kot-me-peshqit-po-foli-shqip-se-merr-njeri-seriozisht