Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, komentoi në studion e Report Tv mbledhjen e parë të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, sot në Pogradec. I ftuar në Report Tv, ish-ambasadori Çejku u ndal te protesta e Partisë Demokratike në Pogradec, teksa po zhvillohej mbledhja mes Ramës dhe homologut të tij, Zoran Zaev.
Diplomati kritikoi anëtarët e PD për këtë protestë, duke thënë se nuk ishte vendi i përshtatshëm. Duke iu drejtuar direkt deputetit Klevis Balliu, si pjesëtar i kësaj proteste, Çejku tha se ai e ka përballë çdo ditë kryeministrin, ndaj dhe tubimi i sotëm ishte jashtë kontekstit.
?Është jashtë kontekstit, jashtë formatit, mund të ketë hapësira të tjera për të protestuar. Vendi nuk ishte i përshtatshëm për të bërë protesta. Deputeti e ka përballë çdo ditë kryeministrin për të bërë protesta?, tha ish-ambasadori Çejku.