Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një studim i kryer nga ALBANIAN FOOD INDUSTRY, duke iu referuar rezultateve të analizave ngre alarmin se qumështi ka përmbajtje aflatokëse. Analizat në këtë rast i referohen dy produkteve vendase. Ish Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti kërkoi nga autoritet marrjen e masave dhe bllokimin e subjekteve që tregojnë qumësht me aflatoksinë; kancerogjen për shëndetin e qytetarëve.
Tirane- Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti iu drejtua studimit të Albania Food Industri, kur ngre shqetësimin se qumështi vendas ka rezultuar me aflatoksinë; një ndër përgjegjësit kryesor për shkaktimin e sëmundjeve kancerogjene.
Sipas studimit, gjetjet janë bazuar kryesisht në kryerjen dhe interpretimin e analizave laboratorike për 5 kategori produktesh ushqimore: mish qumësht e nënprodukte të tij (7 produkte të analizuara), si dhe vaji (5 produkte të analizuara). Nga rezultatet e analizave të kategorive të mësipërme rezultuan probleme për një pjesë të këtyre produkteve, ku evidentohen në veçanti: mishi dhe nënproduktet e tij - ngarkesë e lartë mikrobiale (në 2 raste), salmonelë (në një rast) dhe prezencë ngjyruesi (në 4 raste); qumështi dhe nënproduktet e tij - ngarkesë e lartë mikrobiale (në 1 produkt), aflatoksinë (në 2 produkte).
Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/gjenden-permbajtje-aflatoksine-ne-2-raste-te-qumeshtit-vendas-ne-1-rast-mishi-me-salmonel