Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çështja e Saimir Tahirit ka shkaktuar debate të forta në studion e "360 Gradë" në Ora News midis deputetit socialist, Alket Hysenaj dhe deputetit opozitar Nard Ndoka.
Pjesë nga deklaratat:
Arjan Çani: Pse ikën prokurori, kur kanë dalë në përgjime
Alket Hyseni: Se ka fshehur prokurori por nuk e ka konsideruar fare, se nuk ka dalë në përgjime Saimir Tahiri me ata
Arjan Çani: Jo Saimiri, ata të dy
Alket Hyseni: Kanë dalë dy ordinerë
Arjan Çani: Unë nuk i quaj ordinerë
Nard Ndoka: Janë kushërinjt e ministrit
Alket Hyseni: Janë kushërinjt e 7-të Nardi, po ti nuk mban përgjegjësi për kushërinjt e parë
Nard Ndoka: Po mos i fyej pra
Alket Hyseni: I fyej se ata janë kriminelë për mua
Nard Ndoka: Nuk janë kriminelë ata, nuk janë me vendim gjykate. Mos e shaj Kryeministrin dhe ministrin
Alket Hyseni: Ju i doni ata sepse keni shpresën e vetme që të dilni nga zgërqi ku ju ka vendosur populli shqiptar me votë. Juve shpresoni një skandal të madh se ndryshe nuk dilni dot. Nuk keni asnjë alternativë dhe nuk lexoni rezultatin politik
Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/perplasje-dhe-akuza-te-forta-ndoka-i-perplas-tavolinen-deputetit-hyseni