Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetarja e Ora News në Romë, Alba Kepi tha se Saimir Tahiri sipas burimeve është i përfshirë në regjistrin e hetimeve në shtetin fqinj, duke sqaruar edhe procedurat atje. Ndërkohë, deputeti Nard Ndoka tha në studion e "360 Gradë" tha se dosja për Tahirin vjen brenda javës.
Pjesë nga deklaratat:
Kepi: Zt.Tahiri është i përfshirë në regjistrin e hetimeve. Ekziston një regjistër për çdo vepër penale, ku ka dy kolona, në një kolonë regjistrohen veprat penale dhe në kolonën e dytë regjistrohen personat nën hetim. Nuk është e thënë se nëse je në këtë listë je i pandehur.
Hyseni: Shqipëria dhe Italia ka thuajse të njëjtin sistem. Çdo gazetar mund të drejtojë kërkesën dhe të marrë një përgjigje zyrtare.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kepi-tahiri-i-ne-regjistrin-e-hetimeve-italiane-ndoka-dosja-vjen-1-jave