Akuzat e mazhorancës ndaj dy partive " />
Akuzat e mazhorancës ndaj dy partive "/>

Ora News - Balla: Basha i dha Balilit pronën ku u ndërtua "Santa Quaranta". Reagon PD

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Akuzat e mazhorancës ndaj dy partive opozitare u përqendruan sot tek çështja e Klement Balilit dhe pasurive të tij. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në Parlament akuzoi Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha se e kishin dhënë hotelin e punëtorëve në Sarandë Balilin, i cili ndërtoi hotelin e tij "Santa Quaranta", aktualisht nën sekuestro nga organet e drejtësisë.

Balla: Mëngjesi i sotëm ishte një mëngjes i rëndësishëm për punën e Kuvendit, atë të kontrollit parlamentar. Meqenëse Partia Demokratike hezitoi të fliste për Balilin, do t?i them Lulzim Bashës dhe kujtdo prej jush: ia keni dhënë ju Balilit dhe familjes së tij hotelin e punëtorëve që sot quhet ?Santa Quaranta?; për këtë ju nxjerr dokumentin që ka firmosur Lulzim Basha në 2010-ën për t?i dhënë hotelin Balilëve.

Duke përgënjeshtruar deklaratën, Partia Demokratike i konsideron të pavërteta deklaratat e Ballës, teksa thekson se akuzat janë fabrikim të kryeministrit Rama për të larguar vëmendjen nga nisja e hetimeve për Saimir Tahirin nga Prokuroria e Katanias, Itali.

Deklarata e plotë e PD:

Partia Demokratike përgënjeshtron si plotësisht të pavërtetë deklaratën e Taulant Ballës se Lulzim Basha firmosi dhënien e Kampit të Punëtorëve Sarandë në pronësi të Kelment Balilit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-akuza-dhenien-e-kampit-te-punetoreve-balilit-fabrikim-te-larguar-vemendjen-nga-tahiri

Share This Video


Download

  
Report form