Vasili vuri në pikëpyetje edhe ekspertizën e EURALIUS dhe OPDAT, pasi theksoi se shefi i këtij misioni në Tiranë u shkarkua për mungesë kompetence. "Rene Deville u shkarkua për inkompetencë. Isha ministër Drejtësie kur ai u shkarkua nga detyra", tha Vasili, ndërsa duke komentuar deklaratat e ambasadorëve Lu e Vlahutin tha se "përgjegjëse për këtë çështje janë institucionet shqiptare".