Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 49-vjeçar tashmë është vendosur në pranga pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 13-vjeçare si dhe ka tentuar të trafikojë motrën e saj 19 vjeçe.
Aliosha Emini është arrestuar pas denoncimit të bërë në polici prej nënës së dy vajzave. Për Ora News Rajmonda Guri zbulon detaje tronditëse për dramën që tashmë ka mbi supe familja e saj. Ajo thotë se e kishin denoncuar faktin se 49-vjeçari Emini u ngacmonte vajzat.
Guri: Ndihem shumë e shqetësuar, nuk kanë shprehur gjë, ndoshta i ka ardhur turp.
Nëna e vajzave të abuzuara, thotë se 49 vjeçarin e njeh si me probleme mendore, fakt që nuk konfirmohet sikurse rezulton se ai nuk ka precedentë penalë të mëparshëm.
Guri: Tregoi çupa që e ngacmoi ai Aliosha, e dija ishte me të meta mendore. E ndiqte poshtë në pazar, dilnin dhe këto, dhe i ka ngacmuar poshtë.
Ngjarja i ka shtruar dramat në familjen Guri që jeton në gjendje të vështirë.
Guri: Kam 1 vit e gjysmë pa drita.
Policia thotë se materialet i kanë kaluar prokurorisë së Beratit për hetime të mëtejshme në akuzat trafikim i të rriturve" dhe "Marrëdhënie seksuale me të mitur."
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kucove-perdhunon-13-vjecaren-dhe-tenton-te-trafikoje-nje-tjeter-prostitucion-arrestohet