Report TV - Shperblimet e fundvitit, ja sa persona përfitojnë dhe kur do t'i marrin paratë

Report TV 2018-05-09

Views 0

3.000 lekë është shuma në formën e shpërblimit vënë në dispozicion të pensionistëve dhe disa kategori të tjera, nga qeveria për festat e fundvitit. Shpërndarja e shpërblimit do të nisë që paraditen e të premtes. Detajet për përfituesit i dha Astrid Hado, drejtor i ISSH, i cili thotë se 649 mijë përfituesit duhet t?i drejtohen Postës Shqiptare, e cila do të bëjë shpërndarjen e lekëve.
?Gjithsej numri i përfituesve është rreth 649 mijë vetë, të cilët do të marrin një fond rreth 1.96 miliardë lekë, rreth 95% të pensioneve i shpërndajmë përmes Postës Shqiptare, janë dhe një kategori të cilët e marrin në bankë, dhe ata në datën 20, kur bëhet xhirimi i pensioneve mujore, automatikisht do njoftohen?, tha Hado.

Ndërsa Laert Dodaj, drejtori i postës shqiptare, shpalli kalendarin për shpërndarjen e lekëve, në mënyrë që të mos ketë radhë.

?Duke filluar nga data e nesërme, 15 dhjetor, do të tërheqin shpërblim ata pensionistë që kanë datën për t?i marrin nesër pensionet, si dhe pensionistët që e kanë marrë në datën 1 dhjetor. Kështu, duke filluar ditë pas dite ky grafik do të vazhdojë dhe do të bëhet i ditur me mënyrat e ndryshme të komunikimit. Deri në fund të vitit gjithçka do të kalojë pa problem, sportelet do të qëndrojnë të hapura deri në orët e vona që të kalojë gjithçka pa problem?, deklaroi Dodaj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS