Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kjo është e katërta vjedhja brenda një viti në zonën e Dobraçit të ri në Shkodër. Që të gjitha janë kryer në të njëjtën orë rreth orës 7 të mëngjësit.
Siç duket grabitësit kanë vëzhguar lëvizjet e familjes së Anton Selimit në zonë dhe në momentin kur dy djemtë e kësaj familje janë largua nga shtëpia për të shkuar në punë, grabitësit kanë hyrë në oborrin e shtëpisë me një automjet tip Alfa Romeo ngjyrë grihe, tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë dal nga automjeti dhe nën kërcënimin e armëve kanë shtrirë për tokë bashkëshorten e Anton Selimit duke e goditur me qytë automatiku pas koke.
Më pas ata janë futur në shtëpi dhe pasi kanë terrorizuar gjithë familjen duke kërkuar ku janë fshehur paratë, njëra nga gratë e shtëpisë u ka tregur sirtarin ku ndodheshin paratë. Me anë të levash kanë hapur sirtarin dhe kanë arritur të marrin rreth 5000 euro dhe janë larguar me shpejtësi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/persona-te-maskuar-grabisin-banesen-ne-shkoder