Gjatë seancës së sotme plenare ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar me ministren Olta Xhaçka, duke i thënë se me fatkeqësitë e qytetarëve të përmbytur nuk duhet të mburret askush duke bërë reklama sikur punoni 48 orë pa fjetur gjumë.
Më tej Berisha ka akuzuar qeverinë se pritat e saja për të penguar daljen e Vjosës janë shkatërruar gjatë qeverisjes së Edi Ramës e jo në kohën e Partisë Demokratike.