Emri i Saimir Tahirit për herë të parë doli nga dosja e Habilajve e Prokurorisë së Catanias. Për të vërtetuar që përdorimi i emrit të tij ishte rastësor dhe i papërfshirë në hetime, ish-ministri i Brendshëm doli në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se brenda 48 orëve kishte mundur të merrte nga Prokuroria e Catanias këtë vërtetim që dëshmonte se ai nuk është person nën hetim nga italianët.