Ora News - Garë në Prokurimet Publike, debate mazhorancë-opozitë në Komisionin e Ekonomisë

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Ekonomisë ka zhvilluar seancën dëgjimore me 10 kanditatë që konkurojnë për për Komisionerë dhe Kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik. Opozita e cilësoi një farsë këtë dëgjesë për shkak të cilësisë së kandidatëve. Sipas Tabakut kandidatët janë një panoramë e qarte që institucioni është i varur nga qeveria.Por një fakt i tillë u kundërshtua nga kreu i komisionit të ekonomisë i cili ngriti pikëpytje në lidhje me funksionin e këtij institucioni.

Vendet vakante për komisionerë dhe kryetar të prokurimeve publike janë bërë shkak për debatet e rradhës mes mazhorancës dhe opozitës. Në komisionin parlamentar të ekonomisë, janë paraqitur në dëgjesë 10 kandidatë nga të cilët 5 kandidojnë për kryetar dhe zëvendës kryetar. Për opozitën mazhoranca po kërkon të kapë dhe këtë institucion.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gare-ne-prokurimet-publike-debate-mazhorance-opozite-ne-komisionin-e-ekonomise

Share This Video


Download

  
Report form