Për të disatën herë, ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ka vënë ne vëmendje situatën e ndotjes në vend, që sipas tij është alarmante. Këtë herë ai ka kërkuar ngritjen e landfillëve me standarde në çdo Bashki, si zgjidhje emergjente deri në krijimin e landfillëve rajonalë.
?Ne kemi propozuar nëpërmjet grupit të ekspertëve të kemi një trajtim më të zgjuar të paktën për një 5-vjeçar të landfilleve më të vegjël nëpër qytete për të shkuar me kritere të plota europiane tek landfillet e mëdhaja?.
Duke u përqëndruar tek projektet e mbivendosura dhe joefektive në krijimin e vend-depozitimit të mbetjeve, ministri bëri me dije se tashmë këto projekte do të jenë në një program të përbashkët për të mbështetur ngritjen e e landfillëve aty ku mungojnë.
Tv Klan