Oficerët e Policisë nuk do të marrin shpërblime për festat e fundvitit. Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave thonë se nuk është parashikuar shpërblim për uniformat blu. Fondi prëj 1.8 miliardë lek që do jepet për shpërblimet, do shkojë vetëm për shtresat në nevojë.
Më shumë se 11 mijë polic nuk do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Report TV u interesua pranë Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme, ku dy inctitucionet thanë se nuk është planifikuar ndonjë shpërblim për uniformat blu.
Burimet nga Ministria e Financave sqarojnë se nuk është parashikuar shpërblim për policët në fondin prej 1.8 miliardë lek, I cili do shkojë për dhënien e 3 mijë lekëve, pensionistëve dhe shtresave në nevojë.
Edhe Ministria e Brendshme nuk ka bërë propozim për t?ju dhënë pagë shtesë ose shpërblim oficerëve të Policisë për festat e fundvitit. Ashtu si një vit më parë pritet të marrin shpërblim vetëm policët që janë vlerësuar me certifikata për shërbime të dalluara.