Report TV - Gazetari Carlo Bollino: 'Lajmet "fake news", krim profesional'

Report TV 2018-05-09

Views 2

Në ?Forumin e Zhvillimit të Medias, gazetari Carlo Bollino ka renditur pengesat që hasin sot gazetarët në punën e tyre të përditshme. Bollino veçoi se 27 vjet më parë, problemi i punës së gazetarëve ishte qeveria e kohës, ndërsa në ditët e sotme mbetet krimi i cili kërcënon përfaqësuesit e medias.

"Në vitin 1993 ishin pak media, veç tre gazeta dhe përballja ishte me qeverinë atëherë. 25 vjet më vonë, situata është kaq problematike, edhe pse kërcenimet nga politika nuk janë si ato të 25 viteve më parë, por janë presione nga pronari, presione nga tregu. Gazetari ka probleme të raportojë nga disa vende të Shqipërisë për shkak të frikës nga krimi. Gazetari sot është i vetëm, është i izoluar nga shoqëria dhe kjo është një paradoks. Është i izoluar për shkak të politikës dhe anarshisë", tha Bollino.

Lajmet fake news, sipas Bollinos, janë krime profesionale. Ndërsa sa i takon të drejtës së autorit, Bollino propozoi një ligj për vetërregullimin e mediave ku të trajtohen edhe rastet e lajmeve fake news. Bollino tha gjithashtu se janë pikërisht lajmet copy-paste të cilat po përhapin edhe "fake news".

Share This Video


Download

  
Report form