Ora News- Divjakë, pronari i lokalit vret të liruarin nga burgu, i ngacmoi gruan

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 42-vjeçar është vrarë në ambientet e një lokali në një fshat pranë qytetit të Divjakës. Admir Llupo është qëlluar për vdekje me çifte nga pronari i lokalit, Petrit Toromeni pak minta para mesnatës së 11 dhjetorit 2017.

Burimet bëjnë me dije se viktima ka qenë duke pirë në lokalin e autorit në qendër të fshatit Goriçaj dhe në gjendje të dehur ka nisur të ngacmonte bashkëshorten e pronarit te lokalit.

Ky ka qenë shkaku kryesor i nisjes së debatit. Autori dhe viktima kanë debatuar fillimisht me fjalë por më pas pronari është ngjitur në katin e dytë, ku kishte dhe banesën, ka marrë çiften dhe ka qëlluar mbi 42 vjeçarin.

Sipas policise viktima ishte person me precedentë të mëparshem penal. Ai kishte disa muaj qe kishte dale nga burgu ku kishte kryer denimin prej 15 vitesh per shfrytezim prostitucioni.

Autori është arrestuar ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Njoftimi i policisë

Në datën 11.12.2017, rreth orës 23:40 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Divjakë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Goriçaj ka ndodhur një vrasje.

Mënjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes grupi hetimor i cili ka konstatuar se:

Në fshatin Goriçaj, Divjakë, në një lokal është qëlluar me armë gjahu shtetasi A.Ll, 42 vjeç, banues në Goriçaj, Divjakë, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Në kohë rekord policia e Divjakës zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar.

Nga hetimet paraprake rezultoi se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Petrit Toromëni, 42 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, Divjakë, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.


Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/divjake-pronari-i-lokalit-vret-me-arme-gjahu-42-vjecarin

Share This Video


Download

  
Report form