Spaho: PS kërkon që të largojë vëmendjen nga skandalet

Report TV 2018-05-09

Views 0

Edmond Spaho ka deklaruar në Report Tv se akuzat e PS dhe medieve ndërkombëtare për kontratën e qeverisë Berisha me Rapiscan po bëhet për të larguar vëmendjen nga skandalet qeveritare.
?Spekulim me synimin për të larguar vëmendjen nga cështja e Tahirit, nga tre drejtorët e policisë që kanë marrë arratinë. Dhe kur themi Tahiri kemi thënë Edi Rama. Po hapin gjoja problemin e skanimit. Është kontratë e lidhur me një nga firmat më të mira në botë dhe shteti shqiptar e lidhi direkt me Rapiscan.

Rama tha se do ta anulonte kur të vinte në pushtet dhe kur erdhi rishikoi kontratën dhe i bëri dizfavorshme për shtetin. I dha garanci buxhetore që nëse nuk do i realizosh do të dal unë garant dhe do të marrë 2.2 mln euro.

Kjo kompani tani merr më shumë para se në 2013. U shtuan faturat me mallra deri në një mijë euro që duhet të skanohen. Pas kësaj kontrate është vëllai i kryeministrit si bashkëpronar i fshehur. Edhe aksionet u shitën në qeverisjen e Ramës?deklaroi ai.

Share This Video


Download

  
Report form